Portali time.al i organizon lajmet
në mënyrë të tillë që shfaqen të grupuara në të njëjtin grup të gjitha lajmet që
mund të jenë nga burime të ndryshme, por që flasin për të njëjtën ngjarje. Këtë
grup e quajmë “cluster”.
Kjo mënyrë grupimi i lajmeve i
krijon lexuesve mundësinë që të njëjtën ngjarje ta shohin nga perspektiva të
ndryshme. Në linkun “artikuj të ndërlidhur” lexuesi mund të shikojë të gjitha
lajmet e publikuara që kanë të bëjnë me ngjarjen e caktuar.
Si lexuesit e time.al, ashtu edhe
botuesit (agjencitë) e lajmeve shpesh pyesin si vendosim ne për të bërë
përzgjedhjen se cili
cluster dhe cilat lajme të shfaqen
në faqen e parë të time.al.
Në fakt,
ne nuk përzgjedhim.
Titujt e faqes së parë të time.al
përzgjidhen krejtësisht nëpërmjet një algoritmi informatik, duke pasur si
kritere disa faktorë, duke llogaritur sa shpesh dhe te cilat faqe interneti
shfaqet një ngjarje e caktuar. Në thelb, ne llogarisim numrin e titujve
origjinalë, të cilët publikohen nga kryeredatorët (faqet nga vijnë lajmet), me
qëllim që të vlerësohet pesha e një ngjarje të tillë. Pesha gjithashtu
llogaritet edhe në bazë të asaj që sa i ri është një lajm.
Sa shpesh freskohen faqet e time.al?
Faqet e time.al freskohen /
përditësohen 144 herë në ditë, ose çdo 10 minuta, kështu që, tek një vend i
vetëm, përdoruesi gjithmonë mund të gjejë lajmet më të njohura, më të fundit, më
të lexuara.
Çfarë sjell time.al në hapësirën e internetit?
Time.al sjell një demokraci të
vërtetë në procesin e përzgjedhjes së top-lajmeve të ditës. Gjithashtu, grupimi
i lajmeve mundëson që lexuesit të ndryshojnë:
Nga sjellja e tyre pasive:
1.
Kalimi nga një burim në një burim tjetër të informacionit (lajmit)
2.
Lexim të lajmeve të cilat i ofron burimi i lajmit.
Në sjellje aktive (lexim aktiv):
1.
Burim të ngjarjes – lajmit, (cluster nga lajme të lidhura)
2.
Lexim të ngjarjes – lajmit, nga këndvështrime të ndryshme, siç ofrohen nga
burimet e ndryshme të lajmit.
Përmbajtja e lajmeve të time.al
Titujt dhe fotot që lexuesi do të
gjejë tek time.al janë të publikuara nga të tretët, dmth. nga faqet nga ku
merret lajmi. Time.al nuk ka kryeredaktorë, nuk ka gazetarë, nuk ka personel, të
cilët shkruajnë ose përzgjedhin lajme. Time.al nuk ndërhyn as tek titujt dhe as
në ndonjë pjesë të lajmit. I gjithë procesi është i automatizuar, dhe të gjithë
procesin e kryen një kompjutër. Që nga leximi i lajmeve, analizën e tyre,
grupimin, përzgjedhjen për top-lajme, deri në shfaqjen e tyre. Në të gjithë
procesin nuk ka asnjë ndërhyrje njerëzore.
Nëse dëshironi të dërgoni ndonjë
informacion, përshtypje për një lajm të cilin e keni parë dhe lexuar tek
time.al, duhet të lidheni direkt me burimin e lajmit.
Nëse ndonjë burim informacioni
fshin lajmin nga faqja e vetë e internetit, ose nëse burimi nga ku merret lajmi
nuk punon fare në një periudhë të caktuar, pas klikimit nga time.al, lexuesi do
të marrë gabim. Ne kërkojmë ndjesë për këtë parregullësi, por që nuk është në
kontrollin tonë. Ne ju sigurojmë se punojmë vazhdimisht që teknologjia jonë të
përmirësohet.
Time.al bazohet në përdorimin e
algoritmeve kompjuterike. Si rezultat i kësaj mund të ndodhë ndonjëherë të
shikoni foto që shfaqen jashtë kontekstit. Ne vazhdimisht punojmë edhe për
përmirësimin e algoritmeve dhe në përzgjedhjen automatike të fotove.
Gjithashtu, të gjitha gabimet në
tekstet që shfaqen te time.al janë përgjegjësi e burimeve, edhe në ato raste kur
burimi i informacionit tashmë i ka përmirësuar gabimet te faqja e vetë.
(Zakonisht lajmet ne i marrim vetëm një herë, pastaj vazhdojmë të marrim lajme
të reja.)
Kontakt
Time.al është një produkt i
zhvilluar në bashkëpunim me www.time.mk dhe
është vazhdimisht në fazë zhvillimi (përmirësimi). Çdo ide, vërejtje apo koment,
jeni të mirëpritur ta dërgoni tek
info@ikubinfo.com.
Statistikat:
·
Time.al çdo ditë analizon
rreth 3,000 lajme të cilat ndodhen në faqet e internetit të 33 burimeve të
ndryshme të informacionit (këtu nuk përfshihen arkivat e tyre).
·
Nga 3,000 lajme, rreth
1,200 janë tituj të rinj (të publikuar gjatë një dite të vetme), duke
përjashtuar të dielën. Pjesa e mbetur janë lajme të ditëve të mëparshme.
·
Nga 1,200 lajme në ditë,
rreth 100 janë të dublikuar. Për secilin nga këta 100 lajme ekziston lajmi edhe
te 1,100 lajmet e mbetur, që janë me përmbajtje thuajse identike. Kjo do të
thotë se rreth 10% e lajmeve ditore merren nga ndonjë burim informacioni dhe
pasqyrohen të pandryshuar.
·
Time.al për publikun
ekziston që nga 2 Prill 2011.
Si i kupton “grupet e lajmeve” time.al?
Time.al perdor algoritme
informatike qe bazohen ne disiplina te tilla informatike si: